Zyrtare: Alexandra Papadopoulou, shefe e EULEX-it

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se ka emëruar shefen e re të EULEX-it, e ajo është grekja Alexandra Papadopoulou.

Ajo do të fillojë së ushtruari detyrën e saj që nga 1 shtatori 2016, duke pasuar kështu italianin Meucci, i cili është në pozitë që nga 15 tetori 2014.

Diplomatja Aleksandra Papadhopulu ka shërbyer disa vjet si përfaqësuese e Greqisë në zyrën diplomatike të saj në Shkup.

33-3

Temat
LajmeVend

Të afërta