Thran i premton Hoxhës përkrahje nga EULEX-i

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka pritur sot nё takim ushtruesin e detyrës sё shefit të EULEX-it Bernd Thran.

Hoxha falënderoi misionin e EULEX-it pёr ndihmën dhe mbështetjen e deritashme dhe siguroi Thran se bashkëpunimi do te vazhdojë edhe mё tutje, nё veçanti nё sektorin e sundimit tё ligjit, me theks tё veçantë nё zbatimin e ligjeve.

Hoxha po ashtu shprehu përkushtimin që gjatë punës sё saj do tё fokusohet nё implementim mё efektiv tё legjislacionit nё fuqi, si dhe tё punohet nё tё gjithë sektorët e drejtësisë nё bazë tё parimit tё transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies.

Ndërsa Thran shprehu gatishmërinë e misionit tё EULEX-it pёr bashkëpunim sa mё tё ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë.

Po ashtu Thran siguroi ministren Hoxha se EULEX do tё vazhdojë tё mbështes sektorin e drejtësisë nё Kosovë dhe do tё punohet sё bashku me qëllim tё fuqizimit tё këtij sektori tё rëndësishëm pёr tё ardhmen e vendit.

Temat
LajmeVend

Të afërta