Si e festoi festën e beqarisë vajza e Bamir Topit (Foto)

Etida Topi vajza e ish-presidentit Bamir Topi do ti japë fund së shpejti beqarisë.

Etida është në një lidhje shumëvjeçare me djalin e biznesmenit të njohur, Luan Bregasi.Çifti do të lidhet në martesë të shtunën në mbrëmje, ceremonia e të cilës do të zhvillohet në vilën e Bamir Topit.

Opinion.al ka zbuluar se do të jenë rreth 500 të ftuar, mes tyre shumë personazhe publikë, politikanë, etj. Por Etida ka festuar mbrëmë me shoqet, motrën dhe kunatën, (dy vajzat e veshura me të kuqe) në një nga klubet më në zë të kryeqytetit. E veshur me të bardha nusja e ardhshme e familjes Topi, duket në formë të shkëlqyer.

et1_1469101047-1131811

Temat
Showbiz

Të afërta