Shqipëria po “gatuan (si “banana Republikë!) Kushtetutë të sms-ve”!!!

Shkruan: Fadil Maloku, sociolog

1.Sot, po “gatuhet” Kushtetuta e re shqiptare, uroj që mos mbahet në mend, e aq më pak të pagëzohet(!) si “Kushtetutë e numrave” (e çka është edhe më keq,… e sms-e!) nga ambasadat e hueja!), por, si “Kushtetutë e konsenzusit”ku përfituesit më të mëdhenjë do jenë pikërisht, qytetaria shqiptare, e jo grupet dhe klanet e shantazhuara mafioze politike e ideologjike shqiptare!

2.Por, çfarë duhet bërë kur ambienti i kontaminuar politik shqiptar, akoma është i ngritur dhe ” i dizajnuar” nga grupet e fuqishme të interesit, dhe kastat e korruptuara politike… deri në palcë!

3.Shpresojmë, që reforma në drejtësi, ta reduktojë maksimalisht ndikimin e politikanëve në vendimarrje, anipse, jam shumë i bindur që ajo do ishte shumë më fleksibil sikur ta kishte edhe miratimin e qytetarisë…në formë të një ad hoc referendumi. Pse jo? Ka përplotë praktika të tilla në demokracitë parlamentare.

4. Ajo çfarë më ra në sy sot, në aulën politike…dhe të cilën s’arrita dot ta kuptoj… ka të bëjë me sms-t (citim i gazetarës ora news) kërcnues (!) të ambasadës amerikane, në stilin “ejani neser në ora 11, të njiheni më pasojat e nosvotimit” për deputetë shqiptar!!! Nëse, është e vërtetë kjo…atëherë, ky do ishte një skandal i llojit të vetë për një vend demokratik!

5. Tekefundit, elitat e tanshme politike do arrijnë (patjetër) marrëveshje për mosmarrëveshjet rreth konsenzusit, ngase, ato edhe ashtu iu nënshtrohën “presionit dhe diktatit” të dukshëm dhe të padukshëm ndërkombëtarë! Ama, qyetarët (e jo kastat e korruptuara) shqiptar…do e “ngjyejnë” të parët këtë “Kushtetutë të konsensusit”, e jo kastat e korruptuara, e aq më pak ambasadat e hueja! Për këtë shkak, ky tip Kushtetute pa miratimin e tyre, s’do mund t’i fuqizojë kurr Ata si gardian cilësor, as si prokuror social në të ardhmen…

Temat
Opinione

Të afërta