Petrit Selimi ironizon me Rusinë: Gjithçka kthehet, gjithçka paguhet

Siç thuhet, CAS-i kështu e ka konfirmuar vendimin e Federatës Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF) për shkak të dopingut sistematik të sportistëve, ku gisht ka pasur edhe Ministria ruse e Sportit, me të cilin 68 atletëve rusë ju ndalohet garimi në Rio.

Zëvendësshefi i diplomacisë kosovar, Petrit Selimi e ka përqeshur Rusinë pas suspendimit të atletëve të saj nga Lojërat Olimpike.

Gjykata e arbitrazhit sportiv në Lozanë (CAS) ka refuzuar të enjten ankesën e Federatës ruse të Atletikës dhe kështu ka konfirmuar suspendimin e të gjithë atletëve rusë nga Lojërat Olimpike Rio2016, transmeton lajmi.net.

Siç thuhet, CAS-i kështu e ka konfirmuar vendimin e Federatës Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF) për shkak të dopingut sistematik të sportistëve, ku gisht ka pasur edhe Ministria ruse e Sportit, me të cilin 68 atletëve rusë ju ndalohet garimi në Rio.

Në anën tjetër, Kosova për herë të parë në histori do të merr pjesë në ngjarjen me të madhe botërore të sportit.

“Rusia është suspenduar nga Lojërat Olimpike. Kosova merr pjesë për herë të parë në histori. Gjithçka kthehet, gjithçka paguhet”, ka shkruar Selimi në “Twitter”.

Temat
LajmeVend

Të afërta