Një banor i Bregut të Diellit mallkon komunën e Prishtinës, ja pse (Foto)

Publicisti Njazi Tafilaj, ka shkruar në facebook për disa punë të neglizhuara nga komuna e Prishtinës në lagjen Bregu i Diellit.

Ai thotë se komuna gëzoi banorët kur vendosi disa fotografi se si do të dukej një pjesë e gjelbëruar në rrugën Afrim Zhitia, ndërkaq para një muaji filluan punimet, transmeton lajmi.net

Por pas dy dite sipas Tafilajt, punimet u ndërprenë dhe tashmë është bërë një muaj dhe sipas tij, banorët nuk po mund t’i hapin as dritaret nga pluhuri që lanë punimet e ndërprera.

“VV dhe kryetarit Shpend i themi me të drejt se ju, katër blloqe të kësaj lagje në Kodër të Diellit Veren e vitit 2016 ja u bëtë të zezë. Do të ju mallkojmë me vota”, ka shkruar i mllefosur Tafilaj.

Lexojeni postimin e tij të plotë:

MARIFETET E KOMUNES SE PRISHTINES,

Pas kerkesave tona 15 vjeqe ma ne fund komuna e Prishtines filloi per me ndreq per qytetar nji cop vend ne rrugen Afrim Zhitia.Para dy muajve qiti nji foto se si do te duket ai vend.Te gjith banoret u gezun sidomos te moshurit se po ju bahet nji vend per pushim ditor.Para nji muaj filloi rrmihja ne ate vend.Ju i keni ne fotografi rezultatet e asaj rrmihje.Por,pas dy dite u nderpre puna.Dhe po shkon nji muaj e ne banoret e asaj lagje nuk muj i qelim dritaret nga pluhri i kesaj rrmihje.

VV dhe kryetarit Shpend i thojm me te drejt se ju kater blloke te kesaj lagje ne Koder te Diellit Veren e vitit 2016 ja u bat te zeze.Neve nuk na intereson Erdogani e Turqia,Nuk na intereson VV apo LDK apo PDK por na intereson qe Dritaret tona ne kete vape ti hapim e te ajrosemi.

Me te drejt qytetaret pysin pse na nxini jeten me kesi veprime ju komunar.Ju na tretet nji Vere kenaqsie ne Prishtine.Kishim me ju arsytu nese aty punohet por keshtu sna metet tjeter gja vetem deri ne votimin e rradhes te ju mallkojm..

Une kam te drejt te mllefosem se te gjitha obligimet ndaj shtetit tim i kry me kohe.

bregu-2-768x576

bregu

bregu-1

Temat
LajmeVend

Të afërta