Nga nesër fillon faza e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës

Të premten më 22 korrik, fillon faza e IV e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:

E premte 22 korrik: Aktash, Lagjen e Muhaxherrëve, Parkun e Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qytezën Pejton;

E shtunë 23 korrik: Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, , Vreshtat dhe Kolovica;

E diel 24 korrik: Lakrishte, Dardani , Ulpianë, Vetërnik , Zonën Industriale , Lagja Nici dhe Kazerma Adem Jashari;

E hënë 25 korrik: Bregu i Diellit, Lagjia e Spitalit dhe Kalabria;

E martë 26 korrik: Taslixhe, Velani , Mat , Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi;

E mërkurë 27 korrik: Hajvali, Mramor, Barilevë, Bërnicë,Besi, Bardhosh.

“Luten të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i suksesshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë.

Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve dhe Bletarët e Komunës së Prishtinës , për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe”, thuhet në njoftim.

Temat
LajmeVend

Të afërta