Nëse Rihanna fejohet me këtë person, Chris Brown do të çmendet (Foto)

Burime të “Hollywood Life” njoftojnë sot se Rihanna dhe Drake mund të fejohen.

Edhe pse end enuk është vërtetuar, ky lajm pritet ta ‘çmendë’ Chris Brown.

Të afërt të këngëtarit kanë treguar për këtë revistë se nëse ky lajm del të jetë i vërtetë Brown do të shkatërrohet plotësisht pasi që ai ende mban shpresa se mund të kthehet me Rihannan, transmeton ORAinfo.

Lidhja e Chris Brown me këngëtaren nga Barbados ka përfunduar në vitin 2009 kur këngëtari kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij.

Por kjo e fundit është parë në shoqërimin e Drake shumë shpesh gjë që ka ndikuar në përhapjen e fjalëve për një lidhje të mundshme mes artistëve.

Çifti ende nuk ka folur zyrtarisht rreth këtyre lajmeve.

chris-brown

Temat
Showbiz

Të afërta