Krizë në Etnon?, Genci shpjegon mungesën e Milotit në projektin e ri (Video)

Sapo është publikuar projekti më i ri nga Etnon, i titulluar “Ça bon për mu”.
Në videoklipin e ri që u mirëprit mjaft mirë nga fansat e tyre, u vërejt mungesa e Milotit, megjithëse projekti emërohej si Etnon.

Kjo bëri që të aludohet për një ndarje të mundshme mes anëtarëve të grupit.

Të kontaktuar nga GazetaExpress ata mohuan se janë ndarë.

“Etnon është grup dhe grupet nuk do të thotë që patjetër të bëjnë këngë gjithmonë bashkë. Mundet vetëm njëri të publikojë në emër të grupit dhe raste të tilla ka në botë të grupet e njohura, tha Genci duke shpjeguar se nuk ka aspak krizë dhe se kjo vetëm sa e ka pasuruar mënyrën e funksionimit të grupit.

Genci në këngën e re erdhi në bashkëpunim me artistin e ri Fajt dhe Dj Dagz.

Temat
Showbiz

Të afërta