Aksidentohet këngëtari Enis Bytyqi (Foto)

Mbrëmë pasmesnate në rrugën Prishtinë-Tiranë, është aksidentuar këngëtari i njohur Enis Bytyqi.

Menaxheri i tij, Mehmet Elshani ka shkruar në redaksinë e Gazetës Express, ku tregon për këtë aksident.

“Pershendetje, duam te ju njoftojmë se miku jon Enis Bytyqi ka pasur ne kte Natë nje aksident trafiku ne Autostraden PRISHTINË – TIRANË. Me Respekt Menaxheri Mehmet Elshani”, shkruan Elshani.

Ai më tej tha, se Bytyqi është dërguar në një spital në Tiranë, dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Këngëtari Bytyqi, së fundmi ka lansuar këngën e tij M’ra Pika, në bashkëpunim me Mozzik.

aksident_1469081776-7909959

13709522-10209676118763726-419535204-o_1469081632-3885871

Temat
Showbiz

Të afërta