Turisti ia dhuron këpucët endacakut, largohet zbathur (VIDEO)

Një veprim humaniteti që rikthen besimin tek njerëzimi, në ditët e sotme.

Protagonist i videos që shihni më poshtë është një turist i cili heq këpucët “Nike” dhe ja dhuron një endacaku që qëndron në rrugë.

Pas kësaj ai largohet i zbathur. Video është filmuar në Antigua, të Guatemalës dhe po bën xhiron e botës, për shkak të veprimit që jo kushdo e bën.

Sipas Bankës Botërore, rreth 75% e njerëzve në Guatemalë jetojnë nën nivelin e minimumit jetik.

Temat
BotëLajme

Të afërta