Transferimet më të shtrenjta në futboll, ku qëndron Xhaka?

Granit Xhaka është futbollisti i 26-të më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Goal.com e ka publikuar listën e transferimeve më të shtrenjta në histori të futbollit.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, e ndan vendin e 26-të, bashkë me James Rodriguez (Nga Porto në Monaco), Ronaldon e vjetër dhe Christian Vierin.

Kalimi i tij në Arsenal u realizua për 45 milionë euro, edhe pse më vonë babai i Xhakës deklaroi që “Gunners” kanë paguar 50 milionë për ish futbollistin e Monchengladbach.

Granit Xhaka

Vendin e parë në këtë listë e zë Gareth Bale, që u transferua nga Tottenham Hotspurs te Real Madridi për 101 milionë euro.

Ai pasohet nga yjet tjerë të La Ligas, Cristiano Ronaldo, Neymar, Luis Suarez, James Rodriguez (Nga Monaco në Real Madrid), Angel Di Maria etj.

granit-xhaka-4-650x358

Temat
Sport

Të afërta