Shkarkohet Goran Grujovski nga funksioni i MPB-së

Goran Grujovski, Drejtori i Drejtorisë së pestë në MPB, është shkarkuar nga posti i tij, konfirmoi Ministrii i Brendshëm, Dimitar Çavkov. Grujovski dyshohet në rastin “Fortesa” e Prokurorisë Speciale, transmeton Telegrafi.

Çavkov nuk shpjegoi se pse e shkarkoi shefin e administratës së pestë, por tha se shkarkimi ishte brenda kuadrit ligjor.

Ai tha se Grujovski dje ka ndërprerë pushimin mjekësor, është kthyer në punë por u shkarkua nga pozita e shefit të administratës së pestë, dhe ende nuk është vendosur në ndonjë pozitë tjetër të punës.

Grujovski dhe katër të dyshuar të tjerë, dhe ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska, u akuzuan vitin e kaluar për shkatërrimin e sistemit të përgjimit të paligjshëm me vlerë 10 milionë euro. /Telegrafi/

Temat
Rajon

Të afërta