SHBA e zhgënjyer me Bashën

Ambasada e SHBA-së bë Tiranë është shprehur thellë e zhgënjyer pasi ka vërejtur se pas deklarimit të një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës, Lulzim Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme.

“Ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë”, shkruan në reagimin e saj Ambasada amerikane, të postuar në facebook.

“Paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standardet e Komisionit të Venecias, SHBA dhe BE”.

“Nëse Z. Basha nuk i përmbush dot premtimet e tij, Qeveria e Shteteve të Bashkuara u bën thirrje anëtarëve të parlamentit individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik”, shkruan në këtë reagim.

Përndryshe, sot para disa orëve është deklaruar nga kreu i opozitës, Basha dhe ai i pozitës Rama se është arritur konsensus sa i përket reformës zgjedhore.

Temat
LajmeRajon

Të afërta