Princ Leka Zogu e Elia Zaharia, zbulojnë detajet e dasmës mbretërore (Foto)

Së fundi, çifti mbretëror, ka postuar fotografitë e ftesave të dasmës ndërsa përgatitjet e tjera po vijojnë ditë pas dite. Të dy, Elia Zaharia dhe Princi Leka II, udhëtojnë vazhdimisht dhe ndajnë me fansat e tyre të rejat rreth datës së shënuar që do të jetë në 8 tetor.

Mirëpo, përgatitjet e para fare, janë menduar që kur martesa nuk ishte bërë ende publike. Për revistën Living, në kopertinën e së cilës çifti ka qenë pak kohë më parë, Elia ka zbuluar pak nga ëndrrat e ditës së saj të madhe…

Kur hyn në Oborrin Mbretëror, edhe gjërat në dukje private marrin peshë tjetër dhe duhen sakrifikuar. Shumë gjëra që duhet t’u gëzohesh vetëm ti, kur bëhesh pjesë e një protokolli të tillë, shndërrohen në “pronë” publike. Edhe dita e dasmës.
Mbi të gjitha ajo. Për shkak të natyrës së tërhequr, të thjeshtë e diskrete, çifti do të donte një dasmë me pak të ftuar, miq e familjarë, por protokolli ka përparësi. Nga arkivat e kemi parë sa madhështore ka qenë martesa e Ahmet Zogut me Geraldinën. Vallë a do të jetë e tillë dhe kjo e Elias me Lekën? A do të ketë një shëtitje në bulevard, rrethuar nga mijëra sy kureshtarë e brohoritje?

Nga goja e tyre s’del gjë për këto plane por e dinë që tani si do të shkojnë gjërat. “Ne vetë nuk e marrim përsipër gjithë këtë përgjegjësi”, thotë Elia. “Prandaj dasmën do t’ua besojmë njerëzve që kanë përvojë. Kjo dasmë do të jetë përfaqësim për Shqipërinë në botë, ndaj në njëfarë mënyre, ndihemi përgjegjës edhe për imazhin e vendit”.

Shumë revista të njohura, si spanjollja “Hola”, kanë kërkuar të jenë atë ditë, për të realizuar edhe një reportazh të zgjeruar mbi Shqipërinë. Deri atëherë Oborri Mbretëror do të jetë restauruar plotësisht, Bora bukuroshe dhe Snow çapkën do të jenë rritur e bërë edhe më të bukur, pema e kajsisë do t’i ketë shtrirë degët më thellë në kopsht, kurse e vetmja gjë që me siguri nuk do të ketë ndryshuar, do të jetë aroma karakteristike e librave të vjetër në bibliotekë. Si dhe dëshira e çiftit për të sjellë në jetë një trashëgimtar.

469bb729427a43b6a236f274a4b5929a

814d92caf8957b87c8213d8340c311f0-1

6b8c357ef1b67c245b6378be1b8a8539-1

469bb729427a43b6a236f274a4b5929a (1)

Temat
Showbiz

Të afërta