Përhapet sëmundja, mbyllen tregjet në Kosovë (Video)

Sefedin Jashari nga qyteti i Ferizaj i cili merret me tregtimin e gjedheve thotë se vendimi për mbylljen e tregjeve të kafshëve i ka shkaktuar dëme të mëdha pasi të ardhurat e vetme për familje ai i ka pasur nga rritja dhe shitja e kafshëve të llojit të gjedhit.

Por, nga Inspektorati i Komunës së Ferizaj thonë se ata vazhdimisht inspektojnë dy tregjet më të mëdha në komunën e Ferizajt dhe kanë regjistruar dy raste si të dyshuar nga prekja e kësaj sëmundje.

E Hazir Kamberi nga fshati Prelez i komunës së Ferizaj , prej ku edhe janë regjistruar rastet e para për dyshim të sëmundjes në këtë komunë ,mirëpret vendimin e Agjencisë pasi edhe ai vet frikësohet për xhedhet të cilat i ka në pronësi.

Zyrtar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës kanë konfirmuar për TribunaChannel se janë mbyllur të gjitha tregjet e kafshëve në Kosovë. Ata bëjnë të ditur se ka filluar vaksinimi i kafshëve në masë, kundër sëmundjes, nga e cila janë shënuar edhe rastet e para të ngordhjes.

Temat
LajmeVend

Të afërta