Në Kamenicë buka shpërndahet nëpër shtëpi (Video)

Bukën nëpër shtëpi e shpërndan edhe furra Kushtrimi. Mirëpo, pronari i saj Elmi Duraj i kontaktuar përmes telefonit, ka mohuar se e bëjnë këtë shpërndarjeje.

Në ora 8 të mëngjesit, e në Rogoçicë, shportat e qeset që bëhen gati nga banorët, mbushen me bukë që i sjell shpërndarësi i tyre.

Një gjë e tillë po u pëlqen banorëve të këtij fshatit të Kamenicës.

Ka edhe të tillë që nuk pajtohen me këtë lloj shpërndarjeje, por çmimi më i lirë po i detyron të furnizohen kështu.

Menaxheri i furrës SKY, e cila është njëra nga shpërndarësit e bukës nëpër shtëpi, thotë se janë të detyruar të veprojnë kështu.

Bukën nëpër shtëpi e shpërndan edhe furra Kushtrimi. Mirëpo, pronari i saj Elmi Duraj i kontaktuar përmes telefonit, ka mohuar se e bëjnë këtë shpërndarjeje.

E furrat tjera që shpërndarjen e vetme të bukës e kanë nëpër dyqane, po ankohen se dëmtohen shumë.

Të dëmtuar po deklarohen edhe pronarët e dyqaneve.

E inspektorati i Tregtisë në Kamenicë, duke e interpretuar ligjin e tregtisë së brendshme thotë që buka nuk lejohet të shpërndahet nëpër shtëpi, pasi që nuk plotësohen kushtet.

Hyseni tha se inspektorët kanë dalë disa herë në terren, po nuk kanë hasur në shpërndarjen e bukës në këtë mënyrë.

Temat
LajmeVend

Të afërta