Merkel uron Bashën për reformën në drejtësi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, ku e ka informuar atë mbi arritjen e konsensusit për draftin kushtetues të reformës në drejtësi.

Angela Merkel

Sipas një njoftimi të Partisë Demokratike, Merkel e ka falënderuar kreun demokrat për kontributin dhe lidershipin e treguar në këtë proces, duke shprehur bindjen se suksesi i reformës në drejtësi do të jetë një ogur i mirë për integrimin e vendit.

Lulzim Basha

Përderisa Basha tha se zgjedhjet e lira dhe demokratike mbeten sfida më e madhe e Shqipërisë, Merkel thotë se Gjermania është përkrahëse e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Basha-Merkel-629x358

Temat
LajmeRajon

Të afërta