Maqedoni – Partitë u morën vesh, ja kur do të caktojnë datën e zgjedhjeve

Përfaqësuesit e katër partive politike të Maqedonisë, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, më në fund arritën marrëveshje lidhur me kompetencat e ministrit të Punëve të Brendshme, që ishte pika e fundit rreth së cilës “thyheshin heshtat”.

Siç mësohet, partitë në pushtet kanë pranuar që të suspendojnë ndryshimet e Ligjit për Punë të Brendshme që i miratuan para do kohë pa praninë e opozitës në Parlament.

Mësohet gjithashtu se njëqind ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të formohet qeveri teknike.

Sipas mediumeve, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH kanë arritur marrëveshje që datën e zgjedhjeve ta kontraktojnë më 31 gusht.

Arritjen e marrëveshjes e ka konfirmuar ambasadori amerikan në Shkup Jess Bailey, i cili ka marrë pjesë në procesin negociator.

Temat
LajmeRajon

Të afërta