Kosova e interesuar të përfitojë nga ekspertiza e Këshillit të Evropës

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur në takim shefen e re të Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Isabelle Gallucci.

Gjatë këtij takimi, Hoxhaj është shprehur se Kosova është e interesuar të zhvillojë marrëdhëniet dhe të përfitojë nga ekspertiza e Këshillit të Evropës me qëllim përmirësimin e qeverisjes dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Ministri Hoxhaj dhe Gallcuci kanë vlerësuar projektet e KiE-së në programin “Lehtësimi Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, që do të mundësojë që Kosova të përfitojë në ngritjen e kapaciteteve në fushën e sundimit të ligjit, rritjen e efikasitetit të gjykatave dhe përmirësimin e gjendjes së burgjeve.

Temat
LajmeVend

Të afërta