Julian Deda, fjalë zemre për një person të veçantë (Foto)

Aktori i humorit, Julian Deda, ndonjëherë di të jetë edhe serioz por edhe i ndjeshëm.

Ai sot ka një arsye më shumë të festojë dhe t’i dalin fjalë të ndjera nga zemra. Nëna e tij festoon ditëlindjen e 55-të dhe urimi i Julit është vërtetë i veçantë. Burimi i energjisë nuk i vjen vetëm nga i ati, aktori i madh i humorit, Zef Deda. ‘Nuk njihni mamin’, thotë me humor aktori.

Urimin për ditëlindje dhe një foto plot energji, Jul Deda e ka ndarë edhe me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

‘Mam. Sot ke ditelindjen dhe une te uroj te behesh 155 vjeç. Te uroj çdo gje te mire, qe mund te kete nje njeri po kaq i mire si ti. Ti je bekim, je energji, je nena qe e di mire çfare do te thote perkushtim ndaj familjes dhe sidomos ndaj femijeve. Kur me thone njerezit, “ti Jul ke shume energji, i ke ngja Babit”, une i them: “thoni keshtu, se nuk njihni Mamin”. Te dua shume Mam, per mua je Nena me e mire ne bote. P.s. A fola mire?!?! Mi fal 5 mije lek.’, shkruan ai plot humor dhe dashuri.

juli_1469012850-9081932

Temat
Showbiz

Të afërta