Evropa në rrezik: Nga këto sulme nuk ka mbrojtje

ISIS ka marrë përgjegjësinë se ka dhënë leje për të kryer sulmet në Shtetet e Bashkuara konkretisht në Orlando, Magnanville dhe Nicës të Francë, Wuerzburg, Gjermani, të cilat sulme janë kryer nga një individë dhe kanë lënë shumë persona të vdekur.

Sulmet “ujq të vetmuar” janë rreziku kryesor për Evropën. Ngjarjet në Francë dhe Gjermani kanë treguar se është e vështirë të parandalohen këto lloje të sulmeve.

Kjo u njoftua sot nga agjencia e policisë evropiane Europol.

Sulmet e tilla janë ende taktikë e preferuar e ekstremistëve të të ashtuquajturit Shteti Islamik dhe Al-Kaedës, tha Europol në një deklaratë, duke shtuar se këto grupe bëjnë thirrje në mënyrë të përsëritur për myslimanët që jetojnë në një vend perëndimor të vazhdojnë të kryejn sulme të tilla.

ISIS ka marrë përgjegjësinë se ka dhënë leje për të kryer sulmet në Shtetet e Bashkuara konkretisht në Orlando, Magnanville dhe Nicës të Francë, Wuerzburg, Gjermani, të cilat sulme janë kryer nga një individë dhe kanë lënë shumë persona të vdekur.

Në një raport të veçantë mbi zhvillimin e terrorizmit në Evrpoë, Europol tha se vitin e kaluar në Evropë, 151 persona kanë vdekur si pasojnë e sulmeve terroriste dhe 350 të tjerë janë plagosur.

europol-598x358

Raporti nuk përfshinë sulmet e këtij vitit në Nicë dhe Bruksel, transmeton lajmi.net.

Sulmet e planifikuara si ato në Paris dëshmojnë nivelin e lartë të kërcënimit në Evropë. Njerëz që i bashkohen ISIS radikalizohen në një periudhë shumë të shpejtë kohore, thuhet në raportin vjetor.

Një numër i madh i njerëzve të cilët po i bashkohen Shtetit islamik në Siri dhe Irak janë gra që kanë provuar se janë shumë të “dobishme” për të kryer sulme.

Ndonëse, ato nuk përfshihen në luftime, janë trajnuara për përdorimin e armëve dhe roli i tyre në të ardhmen mund të rritet.

Gjatë vitit 2015, janë arrestuar 687 terroristë të dyshuar në Evropë, 198 prej tyre janë dënuar, njofton raporti.

Temat
LajmeRajonVend

Të afërta