De Laurentiis: Ky klub i ka ofruar 60 milionë euro dhe tre lojtarë për Higuainin

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, e ka konfirmuar një ofertë marramendëse nga Atletico Madrid, për sulmuesin Gonzalo Higuain.

Gonzalo Higuain është lidhur së fundmi me një kalim te Juventus, por presidenti i klubit, Aurelio De Laurentis, ka njoftuar se nuk kanë marrë ndonjë ofertë nga “Zonja e Vjetër”.

higuain-1-780x439

Sipas De Laurentiis, klubi i vetëm që ka bërë ofertë për “El Pipitan” është Atletico Madrid.

“Oferta e vetme që e kemi pranuar për Higuain ka ardhur nga Atleti. Presidenti i tyre më ka telefunduar dhe mi ka ofruar 60 milionë euro dhe dy apo tre lojtarë. Por unë i kam thënë që një gjë e tillë s’është e mundur”, deklaroi shefi i klubit nga San
Paolo.

AS-HIGUAIN

Temat
BotëSport

Të afërta