De Biasi: Ky futbollist shqiptar mund të luajë në cilindo kampionat

Gianni De Biasi e ka lavdëruar mesfushorin shqiptar të PAOK-ut, Ergys Kaçe.

Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, mendon se Ergys Kaçe do të jetë njëri nga futbollistët kryesorë të Kombëtares në vitet e ardhshme.

Sipas strategut italian, mesfushori i PAOK ka cilësi që të luajë në çdo ligë, transmeton Panorama Sport.

“Cili talent shqiptar duhet parë me vëmendje për të ardhmen? Do të thosha Kaçe. Është te PAOK, i datëlindjes 1993, ka cilësi. Di të luajë në çdo rol në mesfushë, praktikisht mund ta blesh pa shpenzuar shifra të rëndësishme. Ai mund të luajë mirë në cilindo kampionat”, deklaroi trajneri i përfaqësueses kuqezi.

albania-team-1-650x358

kace

Temat
Sport

Të afërta