Thaçi: Pjesëmarrja në Lojërat Olimpike, fitorja më e madhe e sportit kosovar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në Lojërat Olimpike në Brazil është fitore e madhe e sportit kosovar.

Ai duke komentuar publikimin e listës së sportistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në këto lojëra, ka thënë se ndihet i lumtur që shumica e këtij ekipi është e përbërë nga femrat.

“Ky është ekipi historik i Kosovës në Lojërat Olimpike në Rio të Brazilit. Kosova do të konkurrojë me gjithsej tetë atletë në pesë sporte të ndryshme. Jam posaçërisht i lumtur që shumica e atletëve janë femra. Pjesëmarrja e Kosovës në Rio është fitore e madhe për sportin dhe për forcimin e identitetit shtetëror të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Hashim Thaçi

hashim-thaci12-780x439

Hashim Thaçi

Temat
LajmeVend

Të afërta