Skender Hyseni kërkon rishkrim të Ligjit për Komunikacion Rrugor

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Skender Hyseni ka thënë se institucionet përgjegjëse për siguri janë duke e bërë punën si duhet dhe se siguria në vend është mirë.

Por, Hyseni e ka vlerësuar si shqetësuese gjendjen e sigurisë në trafik, ku edhe ka kërkuar rishkrim të ligjit të komunikacionit.

“Institucionet përgjegjëse janë duke kryer punën e vet sipas kompetencave të tyre dhe gjendja është e mirë përveç sigurisë në trafik ku duhet marrë masa për rishikim të legjislacionit, sepse aty gjendja është shqetësuese”, është shprehur ai gjatë raportimit në Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës brenda pesë muajve të fundit të këtij viti në komunikacion kanë humbur jetën 39 qytetarë, qindra të tjerë janë lënduar, ndërsa janë regjistruar mijëra aksidente me dëme materiale.

Temat
LajmeVend

Të afërta