Shqipëria rrezikon staniacionin, Serbia hap dy kapituj të ri me BE-në

Në një kohë kur Shqipëria rrezikon bllokimin e avancimit të rrugës së anëtarësimit në Bashkimin Europian në rast se nuk votohet reforma në drejtësi, Serbia ka hapur dy kapituj të rinj me Brukselin.
Konferenca ndërqeveritare BE-Serbi ratifikoi sot hapjen e kapitujve 23 dhe 24 të negociatave të anëtarësimit, që kanë të bëjnë me të drejtat themelore të njeriut, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë.

“Hapja e këtyre kapitujve është e rëndësishme për Serbinë dhe për rajonin ballkanik. BE nxit Serbinë që të vazhdojë rrugën e reformave të qenësishme për modernizimin e vendit, forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit”, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Paolo Gentiloni.

Serbia është dukshëm më e avancuar se Shqipëria në procesin e anëtarësimit, ndërsa shumë analistë mendojnë se miratimi i reformës në drejtësi më 21 korrik do t’i jepte Tiranës mundësinë e përshpejtimit të këtij procesi.

Temat
LajmeRajon

Të afërta