Shkodër, vrau 2 vëllezërit, dënohet me 35 vite burg 31-vjeçari

Një 31-vjeçar nga Shkodra është dënuar me 35 vite burg nga gjykata e shkallës së parë, i cili akuzohet për ekzekutimin e vëllezërve Abdullah dhe Skender Shkami me 2 janar të këtij viti.
Ndonëse përpara trupit gjykues Aleksandër Dushajn shfaqi pendesë për krimin e kryer dhe kërkoi mëshirë, trupi gjykues e shpalli fajtor 31- vjecarin duke e dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale të “Vrasje me paramendim e kryer në rrethana cilësuese” dhe “armëmbajtje pa leje”, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar dënimin e tij me 35 vite burg.

Në pretencën e lexuar para trupit gjykues, përfaqësuesi i organit të akuzës ka kërkuar shpalljen fajtor të Aleksandër Dushajt dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Nga ana tjetër avokati mbrojtës Albert Keraj e ka cilësuar si abuzive kërkesën e prokurorisë për burgim të përjetshëm pasi sipas tij i dyshuari për vrasje ka qenë në rrethana të gjykimit të shkurtuar.

Gjithashtu mbrojta ka theksuar se vrasja nuk është kryer me paramendim por pas një konflikti të çastit me vëllezërit Shkami ndërsa ka përmendur si rrethanë lehtësuese vetë-dorëzimin e Dushajt në polici.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe 31- vjecari Aleksandër Dushaj I cili shfaqi keq- ardhje për krimin e kryer dhe kërkoi mëshirë.

Në fund të seancës gjyqësore, togat e zeza kanë vendosur që të deklarojnë fajtor 31 vjecarin duke e dënuar me burgim të përjetshëm, por duke qënë se gjykata ka pranuar gjykimin e shkurtuar Dushajt i është ulur 1/3 e dënimit duke u dënuar vetëm me 35 vite burg.

Temat
LajmeRajon

Të afërta