Rritet prodhimi dhe eksporti i verës nga Kosova

Ndërkaq vetëm verë e eksportuar në vitin 2015 ishte rreth 8.3 milionë litra verë, në vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian. Në vitin 2014 Kosova eksportoi verë rreth 5.6 milionë litra verë.

Viti 2015 ishte vit i mirë për rrushin dhe verën në Kosovë, krahasuar me vitet paraprake. Prodhimi dhe shitja ishte në nivel të lartë, për dallim nga vitet e kaluara.

Sipas statistikave që kanë nxjerrë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe shoqata e verëtarëve në vitin 2014 në Kosovë u prodhuan 10 milionë e 78 mijë e 187 litra verë. Në vitin 2014 u prodhuan rreth 4.7 milionë litra verë.

Ndërkaq vetëm verë e eksportuar në vitin 2015 ishte rreth 8.3 milionë litra verë, në vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian. Në vitin 2014 Kosova eksportoi verë rreth 5.6 milionë litra verë.

Aktualisht në Republikën e Kosovës operojnë 24 kompani të licencuara nga MBPZHR që merren me përpunimin e rrushit dhe produkteve tjera nga rrushi dhe vera. Sipërfaqja aktuale me vreshta është 3220.63 hektar.

Temat
Lajme

Të afërta