Rrëfimi i motoristit hero që tentoi ta parandalojë sulmin në Nicë

Motoçiklisti Alexander Migues, i cili tentoi të ndalonte kamionistin, Mohamed Bouhlel, që të mos ecte me shpejtësi mbi turmën e njerëzve mbrëmjen e së enjtes në Nicë të Francës, ka treguar për herë të parë momentet që u lëshua mbi terroristin

Migues i cili është cilësuar si hero, u përpoq të hidhej nga motori në kamion, për të ndalur Mohamedin.

“Unë pashë kamionin të ecte me shpejtësi dhe po i drejtohej një zonje. Ai kishte hipur në trotuar dhe më pas u kthye në rrugë dhe u përpoq për të shtypur më shumë njerëz. Ndërhyrja ishte instiktive, nuk mund ta shpjegoj edhe se si kam arritur të bëj përpjekje për të kapur një kamion aq të madh që lëvizte me shpejtësi. Kur pashë se ai ishte i vendosur në qëllimin e tij, kam provuar të bëja diçka”,­ tha Migues.

Por pavarësisht kësaj, Migues u detyrua të braktisë përpjekjen për ta ndalur kur terroristi i vuri armë në kokë.

Temat
BotëLajme

Të afërta