Reali ia tregon derën sulmuesit të njohur

Jese Rodriguez mund të largohet nga Real Madridi në këtë afat kalimtar.

Klubi i Real Madridit dëshiron që sulmuesi Jese të transferohet te një skuadër ku mund të ketë më shumë minutazhë për lojë.

Idea e “Los Blancos” është që ai t’i ndjekë hapat e Moratas, Carvajalit e Vazquezit, të cilët shkëlqyen në klubet tjera, për t’u rikthyer sërish në “Santiago Bernabeu”, përcjell Lajmi.net nga AS.

Ishte vetë trajneri i Realit, Zinedine Zidane, ai që dje në konferencë për medie deklaroi që i pëlqen shumë Jese, por po të ishte mik i tij do t’i thoshte që të kërkoj më shumë minuta për lojë.

Borussia Dortmund, Bayer Leverkusen dhe Espanyol, janë ndër klubet e interesuara për sulmuesin spanjoll.

jese-real

los-blancos-montreal-650x358

Temat
Sport

Të afërta