Rama: Aleanca për Shqipërinë Europiane do të votojë në bllok për çlirimin e drejtësisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli gjatë në një konferencë për shtyp nga selia e qeverisë.
Ai u shpreh se ende nuk ka konsensus mes palëve, pasi Partia Demokratike kërkon që ne ti plotësojmë kërkesat e saj, por kjo, sipas Ramës, do ta poziciononte mazhorancën në front kundër BE dhe SHBA.

Kryeministri theksoi se deputetët janë përballë dy zgjedhjeve: o të votojnë për Shqipërinë Europiane ose drejtësia të ruajë vazhdimin e pengmarrjes.

“Ne 140 deputetët jemi përballë një gjendjeje shumë të qartë; o të votojmë në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve, o të votojmë që drejtësia të ruajë vazhdimin e pengmarrjes së vazhdueshme dhe të dhunshme”, tha ai. Dhe në këtë rast, Rama shprehu bindjen se maxhoranca në bllok zgjedh të parën. “Aleanca për Shqipërinë Europiane do të votojë në bllok për çlirimin e drejtësisë. O do të votojmë për t’u ulur mes vendeve të Perëndimit, ose do të votojmë kundër SHBA dhe BE. Aleanca për Shqipërinë Europiane do të votojë për të parën. O do të votojmë me konsensus të gjithë së bashku për të ardhmen, ose të dalim mbrojtës të errësirës. Çdo karton i kuq është ndalim i vullnetit të popullit për t’u dhënë fund maskaradave në sallat e gjykatave tona”, u shpreh Kryeministri.

Temat
LajmeRajon

Të afërta