PUÇ I RI? Pas 42 helikopterëve, zhdukën edhe 14 anije luftarake dhe admirali i marinës

Lajmi.net transmeton burimin e së përditshmes “Times” i cili thotë autoritetet ushtarake nuk po mund të bijnë në kontakt me admiralin e marinës turke, Vejsel Kosele.

Së paku 14 anije të Flotës luftarake turke edhe më tej gjenden në det të hapur dhe me ato nuk po mund të vendoset kontakti, kurse autoritetet turke frikësohen se ato po drejtohet nga një komandant puçist i cili dëshiron të largohet në një vend tjetër.

Lajmi.net transmeton burimin e së përditshmes “Times” i cili thotë autoritetet ushtarake nuk po mund të bijnë në kontakt me admiralin e marinës turke, Vejsel Kosele.

Nuk është bërë e ditur nëse Kosele është njëri nga organizatorët e puçit ushtarak, qëllimi i së cilit ishte largimi nga pushteti i presidentit Erdogan, ose puçistët po e mbajnë peng.

Përveç kësaj, gazetari i CNN Turk, Serdar Tunçer ka thënë të dielën që së paku 42 helikopterë ushtarak turk janë zhdukur.

marinesa-650x358

Temat
BotëLajme

Të afërta