Porosia e terroristit në Gjermani: O qafir, koha juaj ka mbaruar… (Video+18)

Është publikuar edhe videoja e të riut që kreu sulmin në një tren në Gjermani dukë lënë mbi 20 persona të plagosur.

Në video, i riu që nga ISIS është emëruar si Muhammad Riyad dhe i cili mban një thikë në dorë u drejtohet ashpër të gjithë pabesimtarëve, shkruan TheMirror, transmeton lajmi.net.

“O qafir, koha juaj ka kaluar kur ju keni ardhur në tokat tona dhe keni vrarë burrat, gratë e fëmijët tonë. Dhe krerët tuaj kanë heshtur për këto masakra. Kjo kohë ka shkuar më. Tash Shteti Islamik është shpërndarë në Irak, Al-Sham, Khorosan, Libya dhe Yemen dhe me emrin e Allahut kalifati do të arrij edhe tek ju.

Ai tutje thotë se pabesimtarët do të masakrohen në oborrin e tyre dhe në shtëpitë e tyre do të qëndrjnë anëtarët e ISIS për t’ua thyer atyre rregullat dhe ta marrin kontrollin mbi tokat e tyre.

“Ne do ju ndjekim juve në secilin fshat, secilin qytet dhe kudo në aeroport, me emrin e Allahut”, thotë ai në video, e cila është filmuar para se terroristi ta kryente sulmin. Ky i fundit mbeti i vrarë nga policia gjermane në tentim për të ikur nga vendngjarja.
Germany-Train-Axe-Attack

Germany-Train-Axe-Attack-1

ISIS-Muhammad-Riyad-1

ISIS-Muhammad-Riyad

Videon mundë ta shihni në linkun e mëposhtëm:

http://players.brightcove.net/4221396001/60716998-ff67-4298-8bd7-2162e15a858d_default/index.html?videoId=5041611537001′

Temat
BotëLajme

Të afërta