PD e gatshme për negociata sa i përket reformës në drejtësi

Partia Demokratike vlerëson propozimin e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe shpreh gatishmërinë për t’u ulur menjëherë në tryezën e bisedimeve me negociatorët e mazhorancës dhe ekspertet e huaj për të konkluduar pozitivisht me zgjidhje, për dy çështjet e mbetura, që u dakorduan mbrëmë, e më pas papritur u zhbënë në orët e vona të natës, thuhet në një deklaratë për mediat pasditen e së martës nga Partia Demokratike.

Në vijim të deklaratës, PD shprehet se : “me qëllim që negociatat të jenë transparente dhe në sytë e mbarë shqiptarëve, PD mbështet propozimin që këto negociata të jenë hapura për median.

Zgjidhja është afër dhe Partia Demokratike është gati të japë edhe njëherë kontributin e saj pozitiv për një draft kushtetues sipas propozimit hibrid dhe në përputhje të plotë me Komisionin e Venecias. Shqiptarët nuk meritojnë provokime të ulëta dhe as lojëra politike me reformën në drejtësi, ndaj ftojmë mazhorancën të ulemi së bashku dhe të negociojmë në kushte transparence totale para shqiptareve për t’u dhënë zgjidhjen që ata meritojnë”

pd_8787-635x358

Temat
LajmeRajon

Të afërta