Meta: Reforma në drejtësi do të votohet

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi të martën se reforma në drejtësi do të miratohet më 21 korrik, sipas Komisionit të Venecias dhe se ajo do të duartrokitet nga SHBA dhe BE.

Meta u shpreh më i vendosur se kurrë se marrëveshja do të arrihet dhe drafti do të miratohet në parim dhe nen për nen.

“Reforma në Drejtësi do të votohet. Mos mendoni se nuk ka as plan B e as plan C. Plani është me konsensus sipas Venecias, sikurse ka thënë dhe Komisioneri Hahn sot. Jemi pranë marrëveshjes. Dua të falenderoj dhe Basha dhe Rama. Ata kanë qenë mjaft konsstruktiv. Besoj se janë plotësisht të angazhuar për miratimin e reformës me konsensus. Falenderoj ekspertët që vendosën dje të vijojnë bashkëbisedimet me misionet ndërkombëtare”, deklaroi Meta.

Temat
LajmeRajon

Të afërta