Largohet nga Barcelona, transferohet në Hamburg

Mesfushori kroat, Alen Halilovic, do të largohet nga Barcelona në drejtim të Hamburgut.

Alen Halilovic pritet të transferohet në Hamburg për pesë milionë euro, përcjell Lajmi.net nga Mundo Deportivo.

Mesfushori i Barcelonës qëndroi i huazuar te Sporting Gijoni në sezonin e fundit, për shkak të mungesës së hapësirës te kampioni i La Ligas.

Kroati do të nënshkruajë kontratë me Hamburgun për katër vitet e ardhshme.

Por, Barcelona e ka mundësinë e riblerjes së tij në vitin 2017 për 10 milionë euro dhe një vit më vonë për 12.5 milionë.

halilovic

alen

Temat
Sport

Të afërta