Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët

ë gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë të vizitojnë Kuvendit dhe të takohet me deputet këtë gjë do të mund ta bëjnë me 21 dhe 22 korrik.

Hapja e dyerve të Kuvendit për bashkatdhetarët është bërë nën kujdesin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe Forumit për transparencë parlamentare, më 21 dhe 22 korrik 2016, Kuvendi organizon aktivitetin tradicional, “Bashkatdhetarët në Kuvend” dhe hap dyert për të gjithë bashkatdhetarët.

Pritja qendrore organizohet të enjten, më 21 korrik, në orën 11:00, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti.

Murati-konferenca-diaspora-punesimi3-650x358

Temat
LajmeVend

Të afërta