Këngëtarja shqiptare takon Getin dhe Marinën gjatë pushimeve (Foto)

Pasi Marina e ka mbyllur me sukses sezonin televiziv me “Procesin sportiv”, Geti këtë verë është i kudondodhur me koncerte live në Shqipëri, Kosovë e diasporë.

Por ҫifti gjen gjithmonë kohë për të qenë bashkë dhe për të kaluar ditët e nxehta në udhëtime e në plazhe.

Shpeshherë me ta kemi parë edhe motrën e vogël të Marinës, Luanën, por këto ditë pushimesh, Luana ka projekte të tjera pas kthimit nga Santorini.

Prej pak ditësh në Shqipëri ndodhet këngëtarja Evi Reҫi, e cila, siҫ dihet, ka lidhje farefisnore me Vjollcat.

Me këtë rast, Evi ka përfituar nga rasti të kalojë edhe pak kohë me ҫiftin më të përfolur të showbizi-t, madje edhe të bëjë një foto me ta për ta ndarë me të gjithë miqtë virtualë.

Nuk dihet se sa do të qëndrojë në Shqipëri dhe a do të jetë pjesë e ndonjë koncerti, por Evi shpeshherë i rikthehet publikut shqiptar me projekte të reja.

e0ba0ecc6ee11f213b061b0e1b53c5ff

Marina-Geti-650x358

Temat
Showbiz

Të afërta