Ivanov nuk do të dekorojë asnjë shqiptar

Presidenti i Maqedonisë nesër do të dekorojë personalitet nga diaspora me medaljen për merita
Ivan Trposki nga Australia, Kiril Hristovski nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Liljana Stoilkovska – Andonovska nga Mbretëria e Suedisë dhe Borçe Veliçkovski nga Serbia gjatë ditës së nesërme do të dekorohen nga presidenti Ivanov me Medalje për merita për Maqedoninë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Medaljet jepen për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm dhe angazhimin e tyre në punën e tyre në vendet e tyre, me se kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për afirmimin e Republikës së Maqedonisë në botë dhe avancimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit me shtetet ku jetojnë.

Temat
LajmeRajon

Të afërta