Haradinaj: NATO nuk merret me kufij, më 3 gusht del e vërteta e kufirit me Malin e Zi

“Dje ka qenë një lajm që kinse NATO e ka përmbyllë çështjen e kufirit. NATO nuk përmbyll kufij. Ne e mirëpresim debatin më 3 gusht dhe e dimë që ky version i demarkacionit do të bie dhe do të hapën rrugë për një version të ri”, ka thënë Haradinaj, transmeton lajmi.net.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë sot se NATO nuk merret me kufij dhe nuk i përmbyll kufijtë, duke aluduar në raportimet e djeshme se NATO-ja në vitin 1999 ka hyrë në Kosovë duke i njohur kufijtë e vitit 1988 që janë marrë për bazë në marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

“Dje ka qenë një lajm që kinse NATO e ka përmbyllë çështjen e kufirit. NATO nuk përmbyll kufij. Ne e mirëpresim debatin më 3 gusht dhe e dimë që ky version i demarkacionit do të bie dhe do të hapën rrugë për një version të ri”, ka thënë Haradinaj, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, sa përket tryezës së 3 gushtit, aty do të vërtetohet gjendja faktike se Kosova ka humbur territor.

“Do të vazhdojmë ta pengojmë çështjen e demarkacionit qysh kemi vazhduar deri me tash. Por jo më forma të mëhershme. S’kemi çka të diskutojmë se a ka ardh kufiri brenda Kosovës ose jo. Ne jemi optimist për këtë debat”, ka thënë kreu i AAK-së.

Temat
LajmeVend

Të afërta