Haradinaj: Bajram Gecaj, kallxoju fshatarëve tu se bjeshkën ia fale Malit të Zi

Haradinaj i ka thënë Gecajt që qeveritë ndërrohen, por kufijtë mbeten.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i ka thënë zv/ministrit Bajram Gecaj, i cili është edhe këshilltar i kryeministrit Mustafa se “pozitën e tij nuk mund ta mbrojë duke e mbrojt Murat Mehën e as shefin e tij”.

Haradinaj i ka thënë Gecajt që qeveritë ndërrohen, por kufijtë mbeten.

Lexoni statusin e plotë të tij:

Po i shoh zyrtarët e qeverisë që po heqin dorë nga vlerat që u ndërtuan me mund dhe sakrificë!

Vendasi im dhe familjari i shumë bashkëluftëtarëve të mi Bajram Gecaj, është mirë që fjalët që ia thotë Opozitës, t’ia thotë familjes së vet, fshatit të vet, bashkvendasve të vet se pse iu dha Malit të Zi edhe Bjeshka e Llukës së Deçanit, prej nga vjen edhe vetë ai.

Pozitën e tij s’mund ta mbrojë, duke e mbrojt as Murat Mehen e as shefin e tij.

Qeveritë ndërrohen, e kufijtë mbeten!

Temat
LajmeVend

Të afërta