Francë: Sulmoi me thikë gruan dhe tre vajza e tij, sepse “ishin veshur shkurt”

Policia franceze ka arrestuar një burrë i cili sulmoi me thikë gruan dhe tri vajzat e tij të vogla në një vendpushim në Alpe, transmetojnë mediat botërore.

Siç është raportuar nga mediat, personi në fjalë është me origjinë marokene dhe se i kishte sulmuar viktimat se “ishin veshur shkurt”, transmeton lajmi.net.

Sulmi ka ndodhur rreth orës dhjetë të mëngjesit, sulmuesi së pari sulmoi tre vajza në verandën e shtëpisë, e pastaj shkoi dhe sulmoi nënën e tyre. Jozyrtarisht, vajza e vogël është duke luftuar për jetë.

Zyrtarët nuk kanë dhënë tjera informata mbi lëndimet e gruas dhe vajzave të sulmuara.

Sulmuesi jetonte në Paris dhe ka një dosje penale për kundërvajtjet e kryera në 15 vitet e fundit.

thika-650x338

Temat
BotëLajme

Të afërta