FMN-ja ul parashikimet për rritjen ekonomike globale pas Brexit

“Rezultati i votimit në Britaninë e Madhe e ekspozoi përballë një rreziku të madh dëmtues për ekonominë globale.”

FMN-ja uli sot parashikimet e rritjes ekonomike globale për shkak të një situate mjaft të paqëndrueshme krijuar nga vota në favor të Brexit, që rezultoi me një ngadalësim të ndjeshëm dhe të shpejtë në ekonominë globale.

“Rezultati i votimit në Britaninë e Madhe e ekspozoi përballë një rreziku të madh dëmtues për ekonominë globale”, shkruan Fondi Monetar Ndërkombëtar në parashikimet e reja ekonomike.

Produkti i brendshëm bruto në rang global pritet të shënojë rritje me 3,1 për qind në 2016 dhe 3,4 për qind në 2017, duke shënuar një rënie prej 0,1 pikë në raport me muajin prill dhe një stanjacion shqetësues në raport me vitin 2015.

Temat
Lajme

Të afërta