Demarkacioni me Serbinë përfshihet në bisedimet e Brukselit?

Vuçiq ka thënë se nuk dëshiron të përzihet në deklaratat e zyrtarëve të Prishtinës, transmeton lajmi.net.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është përgjigjur lidhur me pohimet e shefit të diplomacisë kosovar, Enver Hoxhaj se njëra nga çështjet në dialogun e ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë edhe demarkacioni i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiq ka thënë se nuk dëshiron të përzihet në deklaratat e zyrtarëve të Prishtinës, transmeton lajmi.net.

Vuciq-635x358

Ai nuk e ka mohuar se kjo çështje mund të gjendet në tryezën e bisedimeve.

Sipas tij, deklaratat e Hoxhajt nuk kanë lidhje me rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe se janë të “drejtuara për përdorim të brendshëm të popullit shqiptar të Kosovës”.

Ai ka thënë se së shpejt pritet të takohen ekipet teknike të Prishtinës dhe Beogradit në mënyrë që të zgjidhen disa çështje teknike, siç është numri i stacioneve bazë për operatorë të telefonisë mobile.

Temat
LajmeVend

Të afërta