De Biasi zgjedh tre futbollistët më të mirë në “Euro 2016”

Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi ka folur për Kampionatin Evropian, duke rrëfyer disa detaje për futbollistët më të mirë.

Në një intervistë per gazetën italiane “Il Gazzetino”, De Biasi ka treguar futbollistët e tij të preferuar në “Euro 2016”, por edhe e ka kritikuar Cristiano Ronaldon për ndikimin e tij të vogël.

de-biasi-france-1-650x358

“Më të mirët e Evropianit? Buffon është portieri që më pëlqeu më shumë, mes mbrojtësve ishte Hummels, ndërsa në mesfushë ishte 18 vjeçari Renato Sanches. Në sulm nuk di kë të zgjedh. Jo Cristiano Ronaldon, pasi ndikoi shumë pak, as Eder, golashënuesin e finales”, është shprehur De Biasi, transmeton Albeu.

De Biasi gjithashtu komentoi edhe grupin kualifikues të botërorit “Rusi 2018” në të cilin është edhe Shqipëria, duke thënë se është një grup i ndërlikuar.

Temat
Sport

Të afërta