Aziz Salihu ende në spital, mësohet gjendja e tij (Foto)

Legjenda e boksit të Kosovës, Aziz Salihu, me 7 qershor , është shtrirë në spitalin e Prishtinës. Sot e asaj dite është në spital ose plotë 43 ditë.

Askush nuk e kishte imagjinuar se do të mbetet për një kohë kaq të gjatë në spital sportisti i Shekullit, i cili fortë po i mungon skenës sportive veçmas boksit.

Burimet e afërta bëjnë me dije si ‘Zizi e ka gjendjen e mirë, por ende janë në pritje të analizave.

“Ai është ende në spital qe gjashtë javë, nuk e dimë edhe sa do të qëndrojë aty, pritet së shpejti t’i dalin analizat. Gjendja e tij po përmirësohet”, tha burimi i afër me ‘Zizin’ për gazetën kombëtare “Bota sot!”.

aziz

zizi-2-650x358

Temat
ShowbizSportVend

Të afërta