Ambasadorja e Turqisë në Kosovë tregon se si ndodhi puçi ushtarak

Ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, në një intervistë për emisionin “Info Magazine” ka rrëfyer se ishte situata në Ankara kur ndodhi puçi ushtarak. Kiliç, e cila ndodhej në Turqi ka thënë se tentimi për grusht shtet ishte tentim terrorist dhe tradhti.

Ambasadorja, ka thënë se ajo çfar ndodhi në Turqi ishte kundër Kushtetutës së vendit.

“Isha në Turqi at natë, jam kthyer dje ne mbrëmje. Kam shkuar ata para 1 jave për ta takuar familjen time dhe isha aty kur ndodhi puci ushtarak. Këto janë ditë të jashtëzakonshme për kombin tonë. Ngjarja e cila ndodhi në Turki ishte kundër një qeverisje e cila është e zgjidhur nga populli dhe është kundër Kushtetutës.

Isha në shtëpi, ishte një natë normale. Ishte ora 10:30 kur dëgjuam zhurma dhe helikopterë që dhe nuk e kishim të qartë çfarë po ndodhte.

Kivilcim-Kiliç.-75777-620x358

Kryeministri doli në televizor dhe tha se është një puç ushtarak dhe është duke u bërë nga zinxhiri komandues nga forcat e armatosura. Ne e kuptuam që ishte një tentim për grusht shtet.

Ishte një tentim terrorist, tradhti.

E bllokuan zyrën e presidencës, ata filluan zjarr ndaj qytetarëve të tjerë. Ne i kemi shumë për zemër ata asnjëherë nuk e kemi menduar që mund të ndodhte diçka e tillë”, ka thënë ambasadorja.

Ajo ka thënë se Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj si dhe Kadri Veseli e kanë telefonuar at natë.

Temat
LajmeVend

Të afërta