Adnan Januzaj – Kosova, komplikohet situata?!

Ky konkurs është hapë pas ndarjes së Belgjikës me selektorin e deritanishëm, Mark Wilmots, që dështuan në “Euro 2016”.

Federata e Futbollit e Belgjikës ka hapur konkurs për ta zgjedhur selektorin e ri, duke u bërë ftesë të gjithë trajnerëve që e konsiderojnë vetën të denjë për ta marrë drejtimin e Kombëtares belge, të konkurrojnë.

Ky konkurs është hapë pas ndarjes së Belgjikës me selektorin e deritanishëm, Mark Wilmots, që dështuan në “Euro 2016”.

Wilmots, është njeriu që e pati angazhuar Adnan Januzajn në Kombëtaren Belge, duke e ftuar kosovarin edhe në Botërorin “Brazili 2014”.

Por, rënia e formës së Januzajt dhe konkurrenca tepër e fortë në skuadrën belge e kishin shtyrë Wilmotsin që ta lë jashtë ekipit Adnan Januzajn, duke mos e ftuar as në “Euro 2016”.

Kjo ka bërë që Januzaj ta shqyrtojë mundësinë për t’iu bashkuar Kosovës, e cila veç sa është pranuar në UEFA dhe FIFA.

“Zëri” shkruan se futbollistët kosovarë shumë shpejt duhet të vendosin për t’iu bashkuar apo jo Kosovës. Ndërsa mbetet të shihet se si do të veprojë tani Januzaj – do të heq dorë përfundimisht nga Belgjika, apo do ta kërkojë rikthimin në ekipin belg, pasi ta mësojë emrin e selektorit të ri.

Duhet kujtuar se Januzaj e kishte refuzuar Kombëtaren e Shqipërisë për t’iu bashkuar Belgjikës, duke e dëshmuar kështu preferencën e tij për ekipin cilësor e të pasur belg.

Temat
BotëSport

Të afërta