Ylli shqiptar i futbollit i jep fund beqarisë, ja si e uron miku i tij (Foto)

Futbollisti shqiptar nga Gostivari, i cili luan për kombëtaren zvicerane Admir Mehmedi, në natën e sontme i ka dhënë fund beqarisë.

Këtë e ka bërë të ditur bashkëvendësi i tij nga Struga, Pajtim Kasami, i cili poashtu është bashkëlojtar i Admirit te përfaqësuesja helvetike.

Me këtë rast, Pajtimi ka postuar një fotografi ku shihet bashkë me mikun e tij Admirin dhe nusen, i cili me sa duket ka zgjedhur një nuse mjaft të bukur si dhe ka uruar çiftin me rastin e martesës duke iu dëshiruar dashuri dhe lumturi.

Edhe ne i bashkangjitemi këtij urimi të Pajtimit, me dëshirën që çifti i ri të kenë jetë të gjatë e plot mbarësi gjithë jetën.

New-Picture-66

Temat
Showbiz

Të afërta